Fjalimi i Hygos që kurrë nuk harrohet: Shkatërrimi më i mirë i urrejtjes bëhet nëpërmjet faljes

Fjalimi i Hygos që kurrë nuk harrohet: Shkatërrimi më i mirë i urrejtjes bëhet nëpërmjet faljes

“Le Rappel” ka botuar, të mërkurën e 19 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin e Viktor Hygo, të mbajtur me rastin e Kongresit letrar ndërkombëtar në Paris, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Ky është fjalimi i Viktor Hygosë në sesionin e hapjes së Kongresit letrar ndërkombëtar: Zotërinj, Ajo që e bën madhështinë e vitit të paharrueshëm në të cilin jemi është se, në mënyrë sovrane, mbi thashethemet dhe zhurmat, duke imponuar një ndërprerje madhështore të armiqësive të çuditshme, ai i jep zë civilizimit. Mund të themi për të : ky është një vit i bindur. Atë që dëshironte të bënte, ai e bëri. Ai zëvendëson programin e vjetër, luftën, me progresin. Ai u bë ballë...