Fjalë të gjuhës shqipe që ndryshe i shqiptojmë dhe ndryshe shkruhen

Fjalë të gjuhës shqipe që ndryshe i shqiptojmë dhe ndryshe shkruhen

Dukuria e shurdhimit dhe zëshmërisë së tingujve në fjalë.Besoj se ju ka ndodhur të habiteni me një fjalë që e keni shqiptuar ndryshe për një kohë të gjatë, por trajta e saktë e saj është ndryshe nga ajo që dini! Dhe krejt të habitur jeni shprehur: “Po unë e dija ndryshe këtë fjalë?” Ngaqë e keni shqiptuar ashtu për një kohë të gjatë, ajo fjalë ju është ngulitur gabim. Kjo është një dukuri normale, që ndodh gjatë nyjëtimit (formimit) të këtyre tingujve në aparatin tonë të të folurit. Për shembull: -shqiptojmë: zok, azgjë, mezditë, çfaq, mëngjez, këndez, argjent, egzistencë, gjigand etj. por duhen shkruar: zog, asgjë, mesditë, shfaq, mëngjes, këndes, argjend, ekzistencë, gjigant etj.Kjo gjë na ndodh të gjithëve nga dukuria e shurdhimit ose zëshmërisë...