‘Fituan’ 35 milionë në lotari, por nuk morën asnjë cent. Historia e çiftit fatkeq që u dogjën për…
Për disa çaste besuan se jeta e tyre kishte ndryshuar përgjithmonë. Nga një biletë dy paundëshe, menduan se ishin kthyer në milionerë. Por historia e Edwina dhe David Nylan, një çift nga Fleetwood, Angli, u shndërrua në një nga rastet më të dhimbshme “po sikur” në historinë e lotarisë britanike. Çifti kishte përzgjedhur saktësisht të njëjtët gjashtë numra që fituan xhekpotin prej 35 milionë paundësh, në një short pak para Krishtlindjeve. Numrat përputheshin plotësisht. Megjithatë, mungonte një detaj vendimtar: bileta nuk ishte blerë përfundimisht. Edwina kujton momentin kur pa numrat fitues duke u shpallur. Çdo gjë dukej si një fitore që do t’u ndryshonte jetën. Por nuk mbërriti asnjë email konfirmimi dhe asnjë njoftim në profilin e tyre të lotarisë. Kur kontaktuan kompaninë e lotarisë,...
Burimi:
syri.net