Eurovision 2026/ Alis ngjitet sot në skenë me “Nan”. Si të votoni për Shqipërinë për të prekur finalen

Eurovision 2026/ Alis ngjitet sot në skenë me “Nan”. Si të votoni për Shqipërinë për të prekur finalen

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit më të madh muzikor në Evropë që do të transmetohet në RTSH në orën 21:00. Pas provës gjenerale të zhvilluar një ditë më parë, artisti shqiptar synon të sigurojë një vend në natën finale të Eurovisionit. Kënga “Nan” sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur tekstin emocional me motive muzikore të thella dhe autentike shqiptare. Edhe videoklipi i këngës është vlerësuar për ndjeshmërinë dhe simbolikën që përcjell, duke e kthyer performancën e Alis në një rrëfim universal për dashurinë, sakrificën dhe forcën e nënës. Diaspora shqiptare, vendimtare për...