Ernest Koliqi: Shkodra në mëngjese

Ernest Koliqi: Shkodra në mëngjese

Ernest Koliqi Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:mbi Maranaj qet vetllën kureshtareagimi e hjedh në liqe synin e qetë. Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parëtë parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fareShkodra kumbon me zanë, zhurmë e jetë. E ai diell prëndvere i ri shprazet në shtëpijaudha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkëndija,tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë: skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitënë syt e vashave, qeshë, e mbush me dritëkaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë. ObserverKult ———————————————————————————————- Lexo edhe: ERNEST KOLIQI: E MARTË PASHKE NË KALABRI Një fotografi e shkrepur një ditë të martë, shumë vite më parë, në Francineto....