“Enciklopedia shqiptare”, redaksia qëndrore Tiranë-Prishtinë miraton fjalësin përfundimtar të projektit dhe…
Nga Julia Vrapi Redaksia qendrore Tiranë-Prishtinë miratoi këto ditë fjalësin përfundimtar të projektit “Enciklopedia shqiptare”. Një projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i mbështetur dhe bashkëfinancuar nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Këto ditë janari mbledhja e redaksisë qëndrore në Akademinë e Shkencave pati dhe diskutimin për projekt-kalendarin e punës për vitin 2026. Mbledhja e parë e kësaj redaksie për vitin 2026 u drejtua nga kryeredaktori i “Enciklopedisë shqiptare” akademik Skënder Gjinushi, kryetar i ASH, dhe zv.kryeredaktori akademik Mehmet Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Siç bëhet me dije nga ASH, sipas rendit të ditës u shqyrtuan e miratuan fjalësit e fushave të plotësuar me saktësimet e propozimet e dakortësuara me...
Burimi:
sot.com.al