Ekspozita që flet me kujtime/ “FAMILIAR”, pjesë e javës kulturore zvicerane që zgjat deri më 7 shkurt

Ekspozita që flet me kujtime/ “FAMILIAR”, pjesë e javës kulturore zvicerane që zgjat deri më 7 shkurt

Kujtesa është një formë krijimi për Matilda Odobashin, që ka hedhur në telajo çaste të jetuara me familjen. Në ekspozitën e sapoçelur në Hapësirën e Artit Minus të titulluar “F AM I LIAR”, artistja fton publikun në një regjistër ëndrrash, bazuar tërësisht në përjetimet e saj personale, përfshirë humbjen e njeriut të shtrenjtë, gjyshes. “Titulli është një lojë brenda fjalës, i referohet një hapësire që është shtëpia, që është sa familjare kur mbushet plot me njerëz dhe se sa e huaj ajo kthehet kur këta njerëz largohen, ndahen nga jeta apo emigrojnë”, u shpreh artistja vizive Matilda Odobashi. Tonet e zbehta dhe kalimet drejt të zezës shpalosin ndërveprimin mes personazheve kryesorë dhe dytësorë për familjen, vijat e kuqe gjurmojnë ndryshimet ndryshimet hapësinore që ka pësuar...