“Duke pritur Godonë” na tregon se njeriu jeton vetëm një herë
Ai lindi në Dublin më 13 prill 1906 dhe ndërroi jetë në Paris më 22 dhjetor të vitit 1989. Dramaturgu i madh irlandez Samuel Beket ishte një nga personazhet më origjinalë të kohës në të cilën jetoi. Vepra e tij më e famshme “Duke pritur Godonë” u cilësua menjëherë një nga simbolet kryesore të teatrit absurd, një vepër origjinale dhe gati e pakrahasueshme, e cila ende sot ka shumë për të na mësuar. Godoja i Beketit na mëson se pritja është e padobishme Drama “Duke pritur Godonë”, e shkruar fillimisht në gjuhën frënge në vitin 1953, pastaj në anglisht në vitin 1955, është më e famshmja dhe më e diskutuara e Beket. Që në shfaqjen e parë në skenë, në të cilën Beket nuk ishte...
Burimi:
kultplus.com