“Duke pritur djalin”, drama e një familjeje në epokën e Inteligjencës Artificiale në skenën teatrore
Nga Julia Vrapi “Duke pritur djalin” sjell në skenë ankthin e dy prindërve, që në mungesë të djalit të tyre, përballen me boshllëkun, fajin dhe pamundësinë për të komunikuar. Vepra teatrore me regji nga Anila Balla pas skenës së teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, këtë mbrëmje do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” në Tiranë. Me interpretimin e tre aktorëve, një shfaqje që këtë mbrëmje vjen në skenë për publikun, me tekst nga Lorin Terezi. Në role janë aktorët Merita Smaja, Astrit Fani, Marsel Paplekaj. Në teatrin “Migjeni” shfaqja më parë këto mbrëmje shkurti u prit me interesin dhe kuriozitetin e publikut, por dhe kritika e vlerësoi gjithashtu mënyrën se si drama i sjell në skenë tensionet familjare...
Burimi:
sot.com.al