“Duhet një bibliotekë e re”/ Biblioteka pasurohet me vepra të reja, infrastruktura mbetet ende problem

“Duhet një bibliotekë e re”/ Biblioteka pasurohet me vepra të reja, infrastruktura mbetet ende problem

Qendra e librit “Sotir Kolea”, që prej tre vitesh është pjesë e Bibliotekës Kombëtare ka ndihmuar në hapjen e fondit me vepra të rralla, përfshirë koleksionet e Aubrey Herbert, Aleks Budës, Mit’had Frashërit, Mitrush Kutelit apo Lasgush Poradecit për lexuesin. Sipas shifrave të Bibliotekës Kombëtare, janë rreth 12-15 mijë anëtarësime në vit, me një rritje të të rinjve që frekuentojnë ambientet e Bibliotekës, që tashmë lejon edhe studimin me materiale personale në sallat e leximit. “Përgjithësisht, besnikët e librit janë mosha e mesme, por edhe të rinjtë i janë kthyer ambienteve të Bibliotekës Kombëtare, edhe me materialet e veta, sikurse edhe objektet elektronike”, tha Antonio Çikollari, përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes së Librit në Qendrën “Sotir Kolea”. Megjithatë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare mbetet problem...