Drama e jetës së Maks Velos: U spiunua edhe nga gruaja e tij
Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta muaj më parë është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial. Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një grua që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të...
Burimi:
kultplus.com