“Djali” premierë prej datës 29 janar, Gjergj Prevazi zbulon kalendarin e ri artistik: Premiera për të rritur dhe fëmijë
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të sjellë për publikun katër premiera për fëmijë dhe katër të tjera për të rritur, pjesë e kalendarit artistik të këtij viti. “Në datën 29 do të dalim me premierën ‘Djali’. Është teksti i fundit i triologjisë familjare të Zellerit, që ne e nisëm dy vite më parë me ‘Nënën’, vitin e kaluar me ‘Babain’ dhe këtë vit i qasemi audiencës me ‘Djalin’. Trajtojnë problematika familjare, drama të forta sociale”, thotë Gjergj Prevazi. Ndërkohë, deri në mars produksionet e vitit të kaluar, “I huaji”, “Mbi fjalë” dhe “Babai” dalin me data të tjera për artdashësit. Ndërsa për periudhën mars-qershor, Teatri ka hapur thirrjen për projekte teatrore për prodhime dhe bashkëprodhime. Gjergj Prevazi shton: “Sot, kudo në Evropë teatri është i...
Burimi:
top-channel.tv