“Djali” premierë në Eksperimental, drama për divorcin dhe depresionin te adoleshentët

“Djali” premierë në Eksperimental, drama për divorcin dhe depresionin te adoleshentët

Triologjia e dramaturgut francez Florian Zeller u plotësua në Teatrin Eksperimental me “Djalin” që u shfaq premierë për publikun nën regjinë e Fatos Berishës. “Flet shumë për komunikimin dhe moskomunikimin, dashurinë dhe dhimbjen. Jemi munduar t’i qëndrojmë sa më besnik autorit, e kemi vënë në një ambient surrealo simbolik, loja e aktorëve është shumë natyraliste”, u shpreh ragjisori Fatos Berisha. Një adoleshent përballet me pasojat e divorcit të prindërve. “Një rol tepër i rëndësishëm, edhe për t’i folur publikut dhe për të mbajtur zërin e shumë personave që e kanë këtë problem në jetën e tyre, është ndërtuar në bazë të atyre që kemi dëgjuar, atyre që kemi parë”, tha aktori Arjon Pulleja. Peter është një biznesmen i suksesshëm në kulmin e jetës së tij...