Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Dikur kur nuk kishte rrjete sociale e “smartphone”… si ishte fëmijëria atëherë…
Nga: Cristiano Roscini “Në kohën tonë nuk kishim chat-e; nuk kishim grupe në Whatsapp; nuk kishim smartphone, rrjete sociale dhe as mesazhe. Ekzistonte vetëm telefoni fiks, por atje përgjigjeshin gjithmonë prindërit. Maksimumi i teknologjisë që zotëronim, ishte një zile në shtëpi, të cilës ne i binim për t’i njoftuar shokët tanë se po i prisnim jashtë. Por realisht, nuk ishte e nevojshme as t’i binim ziles, sepse ata e dinin që kishim dalë. Na dëgjonin prej zërave tanë. Ata e dinin se ku ishim, e dinin se kur ishte orari për të dalë dhe e kuptonin se kush kishte dalë nga zërat tanë. Fund të fundit, jeta jonë ishte e gjitha aty, të ulur rreth një tavoline ose një mbulese, të transformuar në një shtëpi të dytë. Ekzistonte në grup ai që bëhej vonë përherë. Që nuk e dinte askush prej nesh se kur do të vinte, sepse kishte gjithmonë diçka për të bërë. Ishte ajo që shihte vazhdimisht...