Dije Demiri Frangu: KLEPTONI DHE PODRIMJA TAKOHEN NË VDEKJE

Dije Demiri Frangu: KLEPTONI DHE PODRIMJA TAKOHEN NË VDEKJE

Dije Demiri-Frangu Krahasim i  poezisë  Pikëllimë ( Lum Lumi, Rilindja, 1982) të A. Podrimjes dhe tekst-këngës Lotët në parajsë të E. Kleptonit Poeti shqiptar Ali Podrimja, dhe kantautori anglez i rok-bluzit Erik Klepton (Eric Clapton), takohen fort diku, takohen aty ku takohet tërë universi, tek maja e dhembjes dhe dashurisë. Kjo dhembje dhe kjo dashuri, ka një forcë dhe përjetim estetik tepër të thellë. Ndeshim një fakt jetësor-një tragjedi, të estetizuar, e cila lexohet si një autobiografi, si një rrëfenjë subjektive, me kontekstin e idesë së universalitetit. Këto dy poezi, do të lexohen si tekste autorefe-renciale të ndërtuara mbi figurën e vdekjes, të vdekjes tragjike,  të cilat autorët i shndërrojnë në metafora të jetës. Si autofiksionale, këto dy poezi funksionojnë në ndërtimin e dramatikes së...