Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor
Astronomët kanë njoftuar se mund të kenë gjetur dëshmi për ekzistencën e një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor, shumë përtej orbitës së Neptunit, sipas “Sciencealert”. Zbulimi bazohet në analiza të të dhënave infra të kuqe të mbledhura dekada më parë, të cilat tregojnë praninë e një objekti të madh dhe shumë të ftohtë që lëviz ngadalë në hapësirë. Objekti i dyshuar është identifikuar duke krahasuar të dhëna nga sateliti amerikan IRAS i vitit 1983 dhe misioni japonez AKARI i vitit 2006. Në këto të dhëna u vu re një sinjal i dobët termik që kishte ndryshuar pozicion me kalimin e 28 viteve, një tregues i mundshëm i një orbite rreth Diellit. Sipas vlerësimeve, ky trup qiellor mund të ndodhet në një distancë prej...