Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale i Shqipërisë ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas Ministrit, ky hap është një investim në identitetin kulturor të Delvinës dhe një nxitje për zhvillimin e turizmit kulturor. “Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të...
Burimi:
kultplus.com