“Deltari Ilir – Pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare”

“Deltari Ilir – Pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare”

Qeni autokton i këtyre viseve Deltari Ilir (Qeni i dhenve) është racë autoktone që mendohet se ka prejardhje nga qeni i fisit Molos. Molosët përndryshe ishin pjesëtarë të fisit të njohur Ilir, të cilët merreshin me blegtori ekstensive, dhe kishin kultivuar qenin e tillë autokton, prej të cilit rrjedh edhe raca e Deltarit Ilir.Raca e Deltarit Ilir ka qenë dikur e shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, kurse më së shumti është ruajtur në bjeshkët e Sharrit, por, natyrisht kjo racë gjatë periudhave të ndryshme historike është përhapur edhe në shumë vende tjera të botës, ku njihen cilësitë e tij si qen besnik, ruajtës i pakompromis i dhenve dhe kryerës i detyrave të ndryshme me të cilat ngarkohet.Vetëm në vitin 1970 janë dërguar hiq më...