Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Çmimet Kombëtare të Letërsisë, pesë nga finalistët
Në vazhdën e publikimit të finalistëve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau të tjerë emra në këtë konkurrim sa i përket botimeve të vitit 2024. Matteo Mandala është një prej 10 studiuesve të përzgjedhur nga juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli. Matteo Mandala vjen në këtë edicion të Çmimeve Kombëtare për Letërsinë me librin studimor “Në periferinë e Ismailandit” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve. Ndërsa Anila Mullahi është një tjetër studiuese e përzgjedhur me librin studimor “Krijimi letrar në proces” (Botimet Pegi) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve. Objekt kërkimor i këtij studimi është rrugëtimi krijues i disa prej...