Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Cirku Kombëtar nis vitin 2026 me “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurkundit”, në skenë cirk, aktrim dhe balet
Nga Julia Vrapi “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurkundit” është shfaqja e parë e Cirkut Kombëtar këtë vit që ka nisur. Ky produksion, e përkthyer në një shfaqje tërheqëse që kombinon cirk, aktrim dhe balet, synon të sjellë më shumë se thjesht argëtim. Përmes personazheve të njohur dhe ngjarjeve fantastike, shfaqja thekson mesazhe të rëndësishme mbi miqësinë, guximin, besimin te vetja dhe fuqinë e imagjinatës. “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurkundit” është një udhëtim në një botë, ku kufijtë e mundësive shuhen dhe imagjinata merr formë në çdo hap të shfaqjes. Kjo shfaqje u prezantua në dhjetorin që lamë pas si premierë dhe produksion i Cirkut Kombëtar, por këtë janar do të jetë në programin artistik edhe një tjetër shfaqje për...