Cikël me poezi të autores Sabina Darova: E fundit që vdes…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Sabina Darova: E fundit që vdes Vrasësit sot janë ndryshe.Të zbardhur nga kimikatet.Ecin lirshëm, pa peshë,sidomos në ditë festash. Ndërgjegjja u tymon mbi oxhakë,e zbardhur, prapë nga kimikatet.Jetën e shënojnë artificialisht,shpirtrat i varin si lëkurë të njomanë degë parqesh pa emër. Megjithatë, një shpresë u ka mbetur:se do të qahen nga të gjallët.Ajo – edhe për ta,si për të varfrit –është e fundit që vdes. Ti mos më ler kurrë Ti mos më ler kurrë,jo, as mos provo.Zëri im është udhë,të ndjek në çdo skutë. Mos provo të shkosh.Kënga ime gjakos në zemër,ngulet mbi buzësi lëng trëndafilimbi avlli lotësh kacavjerrës. Ti mos më ler kurrë.Se unë s’të kam lënë.Jam ajo kënga e vjetërqë rrotullohet mbi...
Burimi:
kultplus.com