Ç’fshihet pas një dokumentari-qokë mbi Melania-n?
Prej ditësh, dokumentari “Melania”, i konceptuar dhe prodhuar nga vetë Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së, ka pushtuar hapësirat më të shtrenjta reklamuese në vend. Por fushata duket më shumë si një demonstrim force sesa një projekt filmik i qëndrueshëm. Me një buxhet marramendës prej 40 milionë dollarësh dhe rreth 35 milionë të tjera për reklama, filmi pritet të sjellë më pak se 10 milionë dollarë të ardhura – një humbje e qartë financiare. Amazon, përmes MGM, e ka pranuar këtë, sepse qëllimi nuk është fitimi, por kënaqja e presidentit Donald Trump. Dokumentari, i xhiruar pak para betimit të dytë të Trump si president, përfshin elementë nga autobiografia e Melania-s dhe u drejtua nga Brett Ratner, një figurë e diskredituar në Hollywood pas akuzave...
Burimi:
tesheshi.com