Ceremonia në nder të 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, e bija: Të ishe vajza e tij do të thotë të rriteshe mes fjalish të mbetura pezull
Në një mbrëmje homazh të mbajtur në Institut Français në Paris, Besiana Kadare përshkroi me emocion jetën dhe veprën e babait të saj, shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Ajo foli për ndikimin e veprës së tij që shkon përtej kufijve kombëtarë, për rolin e Francës si atdhe i dytë i shkrimtarit, dhe për mënyrën se si Kadareja ka ndërtuar një univers të tërë letrar që reziston ndaj frikës, falsitetit dhe totalitarizmit, duke lënë një trashëgimi që jeton përmes lexuesve të tij. Fjala e plotë: Të dashur miq,Largimi i Ismailit ka lënë një boshllëk të pafund.Për familjen e tij, për lexuesit, për vendin e tij.Por ky boshllëk nuk është heshtje.Ai është i banuar. I banuar nga një mendim që...
Burimi:
top-channel.tv