Branko Merxhani: Koha do ta tregojë në jemi njerëz …

Branko Merxhani: Koha do ta tregojë në jemi njerëz …

Duke filluar nga puna… Nga Branko Merxhani Politika s’ka! Vetëm kulturë! Për të qëndruar më besnikë ndaj së vërtetës, duhej të thoshnim kështu: duke rifilluar, ose më mirë, duke vazhduar punën. Sepse në realitet ne sot nuk bëjmë gjë tjetër veçse të rifillojmë dhe të ndjekim një punë shkrimi dhe botimi, e cila formalisht për ne, filloi qysh prej vitit 1928. Atë vit, atje poshtë në shkretirën e zezë, po çuditërisht tërheqëse të Gjirokastrës, në çapin e parë të punës bashkë me Vangjel Koçën, mikun t’ im me besë dhe të pandarë, por më pastaj, duke patur edhe miq të tjerë, të gjithë njerëz të mirë dhe të ndershëm, kishim vendosur edhe ne të nisim një përpjekje me një karakter thjesht kultura!. Të gjithë ishim,...