Blerim Latifi: Si ndikuan gjuhët e huaja në gjuhën shqipe?
Blerim Latifi Nga Blerim Latifi Gjatë historisë gjuhës shqipe i ka rënë fati të ballafaqohet me gjuhë të ndryshme, që kryesisht ishin gjuhë të fuqive dominuese të kohës. Krejt në fillim ishte ballafaqimi me latinishten romake. Një pjesë e konsiderueshme e leksikut të sotëm të shqipes na vjen nga ajo kohë. Pastaj erdhën shekujt e dominimit bizantin. Edhe ata lanë gjurmët leksikore në gjuhën shqipe. E kur Bizanti humbi kontrollin mbi Ballkanin, fuqitë jetëshkurtëra bullgare e serbe bënë të njëjtën gjë. Po ashtu edhe sundimi i gjatë osman që erdhi pas tyre. Por, përkundër kësaj historie të gjatë të hegjemonive që zëvendësonin njëra-tjetrën, shqipja mbijetoi. Ku qëndron shkaku? Gjuhëtarët thonë se një gjuhë përbëhet nga tre përbërës kryesorë: sintaksa, fonologjia dhe leksiku. Derisa dy të...
Burimi:
kultplus.com