Biblioteka e Aleksandrisë, kush e shkatërroi, ja disa nga teoritë…
Shkatërrimi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, është konsideruar si një nga humbjet më të mëdha të botës së lashtë. Gati 1 milion dokumente nga mbarë Asiria, Greqia e Lashtë, Persia, Egjipti, India dhe shumë qytetërime të tjera të fuqishme të kohës, u zhdukën nën rrënojat e saj. Nuk është arritur të gjendet kurrë ndonjë gjurmë e bibliotekës, por të dhënat historike flasin për humbjen e saj tragjike. Ngritja e Aleksandrisë Aleksandria, një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë, u themelua nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pas pushtimit të Egjiptit në vitin 332 Para Krishtit. Pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, në vitin 323 Para Krishtit, Egjipti ra në sundimin e njërit prej gjeneralëve të tij, Ptolemeut. Pikërisht nën Ptolemeun, Aleksandria...
Burimi:
kultplus.com