Bashkëpunimi shkencor ndërmjet ASHAK dhe ASHSH nëpërmjet projekteve të përbashkëta kërkimore
Bashkëpunimit shkencor midis dy akademive përmes projekteve të përbashkëta kërkimore, në qendër të takimit mes përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe delegacionit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), i përbërë nga kryesia e re. Takimi u mbajt me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërakademik dhe institucional ndërmjet dy institucioneve më të larta shkencore në hapësirën shqiptare. Delegacioni i ASHAK-ut përbëhej nga kryetarja akad. Shiroka Pula, sekretari shkencor akad. Bardh Rugova, si dhe sekretari i Seksionit të Shkencave Shoqërore akad. Frashër Demaj. Në ditën e parë të vizitës zyrtare delegacioni u prit nga kryetari i ASHSH-së akad. Skënder Gjinushi dhe anëtarët e kryesisë së Akademisë. Pjesë e takimit ishte edhe zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet pranë Kuvendit të Shqipërisë...
Burimi:
sot.com.al