Bardhyl Zaimi: Shkruaj për të zgjeruar kufijtë e lirisë…

Bardhyl Zaimi: Shkruaj për të zgjeruar kufijtë e lirisë…

Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafir yni është shkrimtari, Bardhyl Zaimi. Si ndodhi takimi i parë me letërsinë? -Në një moshë të hershme, në shkollën fillore, kur tashmë po e lexoja me një ëndje të papërmbajtshme poezinë e Mjedës dhe Hil Mosit. Më pas, do ta lexoja Don Kishotin e Servantesit dhe ky libër do të më bart në hemisfera tjera të imagjinatës. Thjesht po ndodhte diçka e papërshkruar që më përmbushte, që po më jepte flatra për të fluturuar në një botë tjetër të magjishme. Them që ishte prekja e lehtë, skofiare e letërsisë që po ndizte brenda meje zjarrin e pashuar të leximit letrar, atë nerv kërkimesh që do të shndërrohej mëpastaj në esencë leximi, në botëformim si lexues dhe krijues për të kërkuar...