Baleti Kombëtar i Kosovës pritet në Ambasadën e Kosovës në Itali, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore
Me ftesë të Ambasadores së Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, ekipi i Baletit Kombëtar të Kosovës u prit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, në kuadër të aktiviteteve për forcimin e bashkëpunimit kulturor. Gjatë takimit, në një atmosferë miqësore, u diskutua për rolin e diplomacisë kulturore në promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me institucionet kulturore në Itali. Baleti Kombëtar i Kosovës shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, duke vlerësuar angazhimin e saj në promovimin e kulturës kosovare dhe në realizimin e këtij bashkëpunimi./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com