Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me sukses në festivalin ndërkombëtar në Graz
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po mbahet në Graz të Austrisë. Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, u mirëprit nga publiku, i cili e përcolli performancën me duartrokitje dhe vlerësime. Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar përfaqëson një tjetër prezantim të rëndësishëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën artistike evropiane./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com