Baleti “Arrëthyesi” vjen në Prishtinë, spektakël magjik në akull më 21 shkurt
Prishtina do të përjetojë një mbrëmje të jashtëzakonshme artistike më 21 shkurt, kur në Sallën “1 Tetori” ngjitet në skenë baleti në akull “Arrëthyesi”, njoftoi Drejtoria e Kulturës e Prishtinës. E frymëzuar nga përralla klasike dimërore, shfaqja sjell historinë e Klarës, e cila në natën e Krishtlindjes hyn në një botë fantastike ku lodrat marrin jetë, zhvillohen beteja magjike dhe nis udhëtimin në Mbretërinë e Ëmbëlsirave. Me muzikë klasike ikonike, kostume plot ngjyra dhe koreografi elegante, “Arrëthyesi” premton emocione, magji dhe spektakël për të gjitha moshat. Drejtoria e Kulturës e Prishtinës ftoi qytetarët të mos e humbasin këtë event unik, që sjell në Prishtinë një ndër historitë më të dashura të skenës botërore – në një version mahnitës mbi akull. ObserverKult Lexo edhe: Faik Konica:...
Burimi:
kultplus.com