Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Autoriteti, frika dhe bullizmi në shkollat tona: dështim edukativ me pasoja shoqërore
Nga Alma Dema Shkollat tona, në vend që të jenë hapësira formimi për qytetarë të lirë, kritikë dhe empatikë, funksionojnë shpesh si institucione të bindjes. Ato mësojnë autoritetin, jo si përgjegjësi morale apo udhëheqje përmes shembullit, por si forcë, ndonjëherë arbitrare, që duhet pranuar pa pyetje, të bindesh se kështu bëjnë të gjithë, të dëgjosh se e them unë. Nuk kultivohet vetëvlerësimi, nuk nxitet gjykimi empirik dhe as imagjinata e shëndetshme; përkundrazi, ndërtohet një sistem që mbështetet te frika, sanksioni dhe ndëshkimi. Ky realitet përbën një problem serioz edukativ dhe një alarm shoqëror, sepse në këtë terren, prindërimi efektiv sabotohet dhe bullizmi lulëzon. Në shumë shkolla, autoriteti i mësuesit apo i institucionit nuk fitohet përmes kompetencës, drejtësisë apo koherencës morale, por imponohet përmes pozitës. Nxënësi...