Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e Përgjithshme e 32-të e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u mblodh në Tiranë, duke sjellë në një tryezë të vetme drejtues të institucioneve, federatave sportive dhe personalitete të sportit. Ky takim u shënua si një moment i rëndësishëm për të bërë bilancin e vitit të kaluar dhe për të përcaktuar drejtimet strategjike të lëvizjes olimpike në vend. Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli. Ministri Gonxhja, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e qeverisë për sportin gjatë vitit 2026, duke bërë të ditur se janë akorduar rreth 185.5 milionë lekë për 18 federata olimpike dhe 45.2 milionë lekë për 16 federata jo-olimpike. Ai shtoi se janë financuar projekte strategjike dhe nisma...