Artur Baku: Asgja s’asht siç duket
Gjurmët e hapave që treten tutje,dhe karma që lëbyretnë synin e qiellit. Fati i të marrit,që darovit Zotin e rastësive.Dhe dora e Zotit që hedh rasatin e ditës së re mbi botë. Dora e mbledhun e dentistit që shtrëngon pincën në dhamballë,dhe dora e hapun e nji lypsari. Rrugët e pafundme të Zotit,dhe dita e fundit e nji fluture mbi botë. Kukudhet që hedhin valle varrezave,dhe shtojzavallet që ndjellin tre yjet e Rrypit të Orionit. Asgja s’asht ashtu siç duket,as na të dy që besojmë te Zoti i rastësivedhe udhët e pafundme të Zotit! ObserverKult Lexo edhe: Vija e ujit- origjina e padukshme
Burimi:
kultplus.com