Arti Lushi: Rrëfenjë në kundër-kohë

Arti Lushi: Rrëfenjë në kundër-kohë

Nga Arti Lushi Më kujtohet kur isha i vogël.Gjyshi erdhi në shtrat dhe më zgjoi nga gjumi. Eja se sot do gjuajmë dragonj. Nuk e vura në dyshim fjalën e tij. Morëm ushqime dhe pajimet me vete. Moti ishte i mirë sindozot. Ecëm shumë dhe pushuam në një zabel përrallor. Edhe e ngrëna kurrë nuk më kishte shijuar aq sa atë ditë. Kulaç, djath i bardhë dhe mish i tharë. Gjyshi njihte andejpari një burim me ujë të kristaltë.Kur e pa që po ngrysej, morëm rrugën e kthimit.Dragonjtë na kanë frikë, tha gjyshi, prandaj nuk u bënë të gjallë. Pa dale një herë,- ndërhyri Esma, çfarë do të thuash me “Më kujtohet kur isha i vogël?”. Ti as 12 vjeç nuk je ende. -Ma bëj...