Arlind Farizi: Këngë që dëgjohen në sediljen e pasme të makinës

Arlind Farizi: Këngë që dëgjohen në sediljen e pasme të makinës

Nga Arlind Farizi U zgjat si një ngjalë deri të radioja e veturës. E bëri frekuencën e duhur në përpjesëtim të drejtë me atë të rrahjes së zemrës së tij. E dinte përmendsh skenarin. Si një regjisor shfaqesh të njëjta. Ajo e priste në qosh të sediljes së pasme. E ndrojtur, mbledhur top si lëmshi ndjenjave të saj. Ajo e priste kthimin e tij, nga para pas, mu afër saj, e sodiste me nge sjelljen e tij, si ulet, si bënte vend-hapësirën, si largon karriget e përpara, si do e prekte të qafa e bardhë, si do e lëshonte dorën për t’ia skanuar së jashtmi relievin e trupit, si do hidhej sipër që t’ia merrte dhe atë pak frymëmarrje të mbetur nga frika. Ajo e...