Ansambël arkitektonik urban, Lini hyn në hartën e pasurive të mbrojtura
Fshati piktoresk i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”. Fshati Lin, pjesë e zonës shqiptare të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shtrihet mbi një gadishull në Liqenin e Ohrit dhe përfaqëson një pasuri të rëndësishme kulturore e historike. Vendimi për Linin që u mor në mbledhjen e qeverisë më 26 mars, gjithashtu synon jo vetëm mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave unike historike e arkitektonike të tij, por edhe restaurimin e administrimin e tij. Vendimi përcakton zonën mbrojtëse të këtij ansambli, sipas hartave dhe koordinatave të përfshira në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare. Në zbatim të vendimit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat përkatëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin sipas legjislacionit në fuqi. Për zbatimin e këtij vendimi janë...
Burimi:
sot.com.al