Ankesa për fjalorin e madh shqip/ Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se nuk u përfshi, reagon pala shqiptare: I ftuam, por s’pranuan

Ankesa për fjalorin e madh shqip/ Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se nuk u përfshi, reagon pala shqiptare: I ftuam, por s’pranuan

Akademia e Shkencave e Kosovës, nuk është bërë pjesë e projektit për Fjalorin e Madhe të Gjuhës Shqipe. Akademikët nga Kosova thonë se pa përcaktimin e parimeve të punës dhe zgjidhjes së dilemave, kryesisht për çështjen e leksikut, nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Nga ana tjetër, sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ftesa për pjesëmarrje në hartimin e Fjalorit iu drejtua të gjithë specialistëve, por pranuan vetëm anëtarët e Institutit Albanologjik të Prishtinës. 250 mijë kuptime kanë mbi 105 mijë fjalët e përfshira në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe. Krahas fjalorëve të marrë si burime, janë përdorur edhe veprat e shkrimtarëve që kanë pasuruar shqipen. “U fut në sistem e gjithë vepra e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Rexhep Qoses, Sabri Hamitit,...