Anibar 17 vazhdon me diskutime, filma, punëtori kreative dhe aktivitete për të gjitha moshat edhe në ditën e tretë
Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar ka vijuar edhe sot në Pejë me një program të pasur që bashkoi regjisorë, animatorë, artistë dhe adhurues të filmit nga vende të ndryshme. Një nga aktivitetet kryesore të ditës ishte biseda me regjisorët, filmat e të cilëve u shfaqën një natë më parë. Ata ndanë me publikun procesin krijues pas veprave të tyre – nga ideja fillestare, ndërtimi i mjedisit dhe teksturave, deri te realizimi final i animacioneve. Pjesëmarrësi në Punëtorinë e Kritikës së Filmit, Reshat Canhasi, veçoi filmin “Dream About Fish”, duke vlerësuar metaforën që trajton rutinën e përditshme dhe mënyrën se si ngjyrat e zbusin një histori me përmbajtje emocionale. Programi VR mbetet i hapur për publikun në Galerinë e Arteve deri më...
Burimi:
kultplus.com