“Albautor” i drejtohet Ministrisë së Kulturës: Reformim i plotë i SUADA-s pas dështimit në rritjen e të ardhurave

“Albautor” i drejtohet Ministrisë së Kulturës: Reformim i plotë i SUADA-s pas dështimit në rritjen e të ardhurave

Nga Julia Vrapi “Albautor” i është drejtuar Ministrisë së Kulturës për një reformim të plotë të sportelit unik SUADA. “Albautor” agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave të autorëve në fushën e muzikës në vendin tonë shprehet, se sporteli unik SUADA ka dështuar në sigurimin e rritjes së të ardhurave për agjencitë e administrimit kolektiv. Duke marrë këtë situatë si pikënisje, agjencia “Albautor” propozon një model siç bën me dije të provuar në vendet e tjera, krijimin e një sporteli unik nën drejtimin dhe përgjegjësinë e agjencisë që ka interesin më të madh ekonomik. Një ditë më parë “Albautor” u shpreh se në vendet evropiane nuk ekzistojnë struktura si SUADA, të krijuara dhe të imponuara me ligj. ““Albautor” propozon një model funksional dhe të provuar...