Aktiviteti “Ura që lidh brezat”, Spiropali: Shqipëria, përfundoi luftën me 15-fish më shumë hebrenj nga sa e nisi
Aktiviteti përkujtimor me temë “Ura që lidh brezat” në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ceremonia nisi në oborrin e pasëm të ministrisë me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, që mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën temën “Ura që lidh brezat” risolli në vëmendje fjalën e kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit për të dëshmuar forcën e humanizmit të shqiptarëve me aktin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit. “Në seancën historike të mbajtur në Knesset, kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendjen e të gjithëve shembullin e jashtëzakonshëm të dritës shqiptare gjatë kapitullit më...
Burimi:
sot.com.al