Akademia nuk paraqitet në dëgjesë për Fjalorin e Shqipes, Zhupa: Merr buxhet nga Kuvendi dhe ka detyrimin të raportojë
Nga Julia Vrapi Akademia e Shkencave nuk u paraqit në seancën për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, duke bllokuar diskutimin për shqetësimet publike mbi përmbajtjen e tij. Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, theksoi se ASH ka detyrimin të raportojë në Kuvend për projektet e financuara me miliona euro, përfshirë edhe “Enciklopedinë shqiptare” dhe “Historinë e shqiptarëve”. “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” me publikimin e tij online ka sjellë reagime të forta përsa i përket disa fjalëve të përfshira, huazime, apo dhe formës së interpretimit apo të shpjegimit të disa të tjerave, por një ditë më parë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave munguan në mbledhjen e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Kuvend, ku ishin të ftuar në seancë dëgjimore në...
Burimi:
sot.com.al