A e shkaktoi helmimi nga plumbi rënien e Perandorisë Romake?

A e shkaktoi helmimi nga plumbi rënien e Perandorisë Romake?

Nga Jennifer Ouellette “Ars Technica” Perandorët e Romës së Lashtë shfaqnin disa sjellje mjaft të çuditshme, qeshnin kot vend e pa vend, emëronin një kalë në postin e një konsulli, visheshin me lëkurë kafshësh dhe sulmonin njerëzit në rrugë… lista vazhdon. Po pse vepronin kështu? Ndoshta… për shkak të helmimit nga plumbi. Në shkatërrimin e një civilizimi të tërë, siç ishte edhe shembja e Perandorisë Romake rreth vitit 476 Pas Krishtit, zakonisht ndikojnë një numër faktorësh. Rënia e ngadaltë e perandorisë, i atribuohet zakonisht pushtimeve barbare, fushatave të dështuara ushtarake, krizave ekonomike, korrupsionit qeveritar, dhe një mbështetjeje të tepërt tek puna e skllevërve, midis shumë faktorëve të tjerë. Por është sugjeruar se edhe efektet toksike të helmimit nga plumbi të sundimtarëve me probleme gjithnjë e...