90-vjetori i lindjes së Kadaresë, një shtatore për shkrimtarin e madh dhe një ekspozitë me letërkëmbimet e tij

90-vjetori i lindjes së Kadaresë, një shtatore për shkrimtarin e madh dhe një ekspozitë me letërkëmbimet e tij

28 janari shënon 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur dhe eruditit Ismail Kadare. Në Tiranë u organizuan një sërë aktivitetesh përkujtimore që rikthyen në vëmendje figurën dhe veprën e një prej personaliteteve më të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në kryeqytet u përurua shtatorja e Ismail Kadaresë, vepër e skulptorit Henri Mimani, i cili e sjell këtë vepër në nder të trashëgimisë letrare dhe intelektuale të shkrimtarit. Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme çeli një ekspozitë me letërkëmbimet e Kadaresë me personalitete të shquara të mendimit botëror. Ekspozita përfshin gjithashtu botime të rralla nga biblioteka e tij personale, artefakte dhe objekte autentike nga “Shtëpia Studio Kadare”, duke ofruar një panoramë të rrallë të jetës dhe krijimtarisë së...