90 -vjetori i lindjes së akademikut Bahri Beci, një jetë në shërbim të gjuhës shqipe, veprimtari përkujtimore në ASH

90 -vjetori i lindjes së akademikut Bahri Beci, një jetë në shërbim të gjuhës shqipe, veprimtari përkujtimore në ASH

Puna shkencore e akademikut Bahri Beci ishte në qendër të njëveprimtarie, që mblodhi studiuesit. Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut Bahri Berci (1936-2023), studiues i shquar i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave zhvilloi më 6 mars një veprimtari përkujtimore në nder të figurës dhe trashëgimisë së tij shkencore. Aktiviteti u organizua nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Komisioni i përhershëm i gjuhësisë dhe letërsisë pranë ASH-së. Veprimtarinë e hapi zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Vasil Tole, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi figurën dhe kontributin e akademikut Bahri Beci në studimet albanologjike dhe në zhvillimin e gjuhës shqipe. Akad. Tole theksoi dimensionin e spikatur ndërkombëtar të veprimtarisë së tij shkencore, duke e cilësuar akad. Becin jo vetëm...