30 vite Maratona Rinore në Elbasan

30 vite Maratona Rinore në Elbasan

Nga ARTUR  AJAZI Një traditë e bukur, një risi e paharrueshme, që ka shërbyer për 30 vite me rradhë në nxjerrjen e talenteve të reja që kanë shkëlqyer në skenat tona dhe jo vetëm.  Ka startuar në Elbasan Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja. I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan plot 30 vite më parë maratona elektrizon të rinjtë e gjimnazeve dhe krijon mes tyre një konkurencë të fortë e të bukur artistike. Qindra të rinj nga gjimnazet e Elbasan u rikthyen në skenën e Teatrit “Skampa” në kuadër të edicionit të 30-të të Maratonës Rinore, një prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike që prej tre dekadash promovon talentin e brezit të ri në artet skenike. Kliton Kapaj, Drejtori...