“24 orë nga jeta e një votuesi”,satira politike me regji të Driada Dervishit shfaqet në Teatrin e Shkodrës
Shkodra mirëpriti në skenën e teatrit “Migjeni” shfaqjen “24 orë nga jeta e një votuesi”, një satirë politike në formën e kabaresë që sjell realitetin shqiptar përmes humorit, muzikës dhe ironisë. Nën regjinë e Driada Dervishit, shfaqja frymëzohet nga krijimtaria e Naun Shundit dhe Teodor Kekos. Regjisorja ka zgjedhur kabarenë, një gjini me traditë të gjatë ndërkombëtare, por pak të eksploruar në Shqipëri, ku publiku ftohet të reflektojë, jo thjesht të argëtohet. Një element kyç i shfaqjes është poema satirike e Teodor Kekos, e shkruar në vitin 1996, e cila shndërrohet në refrenin qendror të kabaresë. Në rolin protagonist vjen Arben Derhemi, i cili interpreton një burrë në moshë të mesme që prej 35 vitesh heziton të votojë, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi përgjegjësinë...
Burimi:
vizionplus.tv