2026-a rikthen në ekran “Zorro”-n, heroin e luftës kundër padrejtësive

2026-a rikthen në ekran “Zorro”-n, heroin e luftës kundër padrejtësive

Zorro, heroi legjendar i maskuar, rikthehet këtë vit në ekranet televizive, përmes një këndvështrimi krejtësisht të ri dhe provokues. Seriali i ri francez, me protagonist aktorin fitues të Çmimit Oskar, Zhan Dyzhardë, e zhvesh personazhin nga klishetë e thjeshta të filmave aksion, për ta shndërruar atë në një simbol të luftës së klasave dhe kritikës ndaj populizmit modern. Në dallim nga versionet e mëparshme, ky Zorro na njeh me një Don Diego De la Vega në të pesëdhjetat, i cili shërben si kryetar bashkie i Los Anxhelosit. Ai përpiqet t’i mbrojë qytetarët përmes politikës, por përballet me manjatë të pasur që e përdorin korrupsionin për të vjedhur burimet natyrore, siç janë burimet ujore të popullatës indigjene. Krijuesi i serialit, Benxhamin Sharbit, e përshkruan këtë version...