1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

Nga Aurenc Bebja Gazeta norvegjeze “Tidens Tegn” ka botuar, të shtunën e 4 majit 1929, në faqet n°13 dhe 15, rrëfimin e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore rreth eskperiencës së saj në shkollën për vasha në Korçë. Letër drejtuar “Tidens Tegn” nga Evelyn Stibolt, mësuese e kuzhinës shkollore në “École Normale” në Korçë. Një rrip bregdetar i gjatë, i ngushtë dhe moçalor është i mbuluar nga mjegulla e shiut, por gradualisht bëhet pak më i qartë dhe të dalin në pah kodra dhe male të larta në brendësi të pafundme. Kjo është Shqipëria… Një grup varkash të vogla, larg në port, shënon vendin ku duhet të hedhim spirancën. Në fakt, në Durrës ende nuk ka mol apo kalatë ; çdo gjë që vjen nga toka...