114-vjetori i ngritjes së flamurit te Guri i Kamjes
Bashkia e Pogradecit përkujtoi sot 114-vjetorin e ngritjes së Flamurit shqiptar te Guri i Kamjes, ngjarje nga më domethënëset në historinë e krahinave të Gorës, Mokrës dhe Oparit. Më 28 korrik 1912, nën udhëheqjen e kapedanit Kajo Babeni, së bashku me Shahin Matrakun dhe prijës të tjerë patriotë nga Mokra e Opari, qindra luftëtarë u bashkuan për çlirimin e zonës nga pushtimi xhonturk. Pas kësaj fitoreje, flamuri shqiptar u ngrit te Guri i Kamjes, duke u bërë simbol i lirisë, qëndresës dhe bashkimit të këtyre trevave. “Kjo datë na kujton sakrificën dhe guximin e atyre që luftuan për lirinë e vendit, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që pasuan”, u shpreh kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, i pranishëm në aktivitet, së bashku me...
Burimi:
kultplus.com